E-Diaspora

Ekspozitë: Homazh artistik për Agron Bajramin

Artisti Agron Bajrami ka ikur nga kjo jetë rreth dy javë më parë. Përveç si koreograf dhe themelues i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër, Agron Bajrami ka qenë i njohur edhe si piktor, respektivisht është marrë me teknikën e piktografisë.

Për të kujtuar shembëlltyrën e tij artistike dhe njerëzore, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Vallëzimit në Zvicër organizon ekspozitën homazh të Agron Bajramit “Agit” me punimet e tij në piktografi.

Ekspozita hapet më 3 prill në orën 18.00 në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.