Lajme

Ekspozitë me fotografi kushtuar Demaçit në Gjermani

Në Gjermani është hapur ekspozitë për simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin

Me titull “Adem Demaçi-jeta dhe veprimtaria atdhetare e kulturore”, Konsullata e Republikës së Kosovës në Stugart të Gjermanisë ka hapur ekspozitën më përmbledhje dhe fotografi nga jeta dhe vepra e simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit.

Ekspozita është hapur me rastin e 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të çështjes nacionale Adem Demaçi dhe do të jetë e hapur deri më 4 nëntor.