Kosova

Ekspozitë: Peizazhe paralagjesh në Zvicër dhe në Kosovë

Një grup i arkitektëve të të dy vendeve gjatë pesë viteve të kaluara ka hulumtuar paralagjet dhe ato i ka diskutuar me ekspertët e fushave përkatëse. Objekte të hulumtimit në këtë rast nuk kanë qenë as qendrat turistike ose ato të qyteteve dhe as zonat rurale

Përkundër dallimeve ekonomike dhe kulturore që kanë mes vete, si Zvicra ashtu dhe Kosova janë shumë të prekura nga shkapërderdhja urbane. Peizazhet që krijohen si rezultat i kësaj, janë çuditërisht shumë  të ngjashme.

Një grup i arkitektëve të të dy vendeve gjatë pesë viteve të kaluara ka hulumtuar paralagjet e tilla dhe ato i ka diskutuar me ekspertët e fushave përkatëse. Objekte të hulumtimit në këtë rast nuk kanë qenë as qendrat turistike ose ato të qyteteve dhe as zonat rurale. Në fokus të interesit të këtij grupi ka qenë shumë më tepër zona e ndërmjetme, si një e panjohur e madhe, e fuqishme, ajo që nuk është as qytet dhe as fshat.

Problemet përkatëse vështrohen përmes vëzhgimit paralel dhe dokumentimit të zonave paraurbane si dhe mënyrës së funksionimit të tyre. Prezantohen parimet e organizimit, të përbashkëtat e dallimet dhe njëkohësisht ballafaqohen idetë për interpretimet dhe vizionet e reja.

Ekspozita tregon një incizim momental të punës studimore pesëvjeçare të realizuar paralelisht, e cila në vitet në vijim do të vazhdohet dhe zhvillohet më tutje.

Në podiumin e debatit të forumit do të marrin pjesë: arkitektja nga Prishtina, Rozafa Basha; Ibai Rigby, Austin / Guillaume dhe Morsier dhe Valentin Kunik nga Lozana, si dhe mysafirët: Charlotte Malterre-Barthes, arkitekte / projektuese urbane; Christian Schmid, sociolog dhe  Milica Topalovic, projektuese urbane

Ekspozita  e titulluar parallel-sprawl do të hapet më 2 tetor, e hënë me fillim nga ora 19.30. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 6 nëntor. 

Vendi:  Architektur Forum Ostschweiz, St. Gallen.
www.parallel-sprawl.org
Për më tepër informacione: www.a-f-o.ch 

Orari kur mund të vizitohet ekspozita: gjatë aktiviteteve përkatëse dhe të shtunave e të dielave nga ora 14 deri në orën 17. Ndërsa projektimi i filmit secilën herë nga ora 15.