Sport

Eliminuan Kölnin me këshillat e Mërgim Mavrajt

Kanë qenë vetë këshillat e mbrojtësit shqiptar që e kanë eliminuar skuadrën e Kölnit. Kështu së paku ka thënë trajneri i Hamburgut, Markus Gisdol

Skuadra e Hamburgut eliminoi Kolnin nga Kupa e Gjermanisë. Kjo ishte edhe një sfidë e veçantë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili gjatë janarit kaloi nga Kolni në Hamburg, shkruan albinfo.ch.

 

Madje, kanë qenë vetë këshillat e mbrojtësit shqiptar që e kanë eliminuar skuadrën e Kolnit. Kështu së paku ka thënë trajneri i Hamburgut, Markus Gisdol.

 

“Mavraj është një siguri më shumë për ne në mbrojtje. Është një futbollist që po bën mjaft mirë në mbrojtje, duke garantuar qetësi për të gjithë ekipin. Kolni? Po, kam marrë edhe këshillat e Mavrajt për këtë përballje”, thënë Gisdol.

 

I lumtur për këtë fitore ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. “Triumfi na jep mundësi për të treguar që kemi vlera edhe më të mëdha”.