Kultura

Elina Duni, koncerte në Japoni dhe Kore

Elina Duni, këngëtarja e njohur e muzikës Jazz, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, në shtator do të nisë turneun e saj në Japoni dhe Kore.

Sukseset e artistes shqiptare tashmë nuk janë të njohura vetëm në Zvicër. Pas pjesëmarrjes së saj në Zurcher Theater Spektakel, në Zvicër, ajo nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë rrugëtimin e saj artistik për në Japoni dhe Kore.

Elina Duni ka paralajmëruar për turneun e saj, ku ka treguar edhe datat dhe vendet në të cilat do të performojë.
Koncertet e artistes do të fillojnë më 2 shtator, ku artistja do të performojë në Garaman Hall, Ginoza, në Okinawa, për të vazhduar më 3 shtator në Shikiori, në Fukuoka.

Data 4 shtator do ta gjejë artisten në Anyo-In Temple, Itabashi, në Tokyo, 6 shtatori në Sakai Women’s College, La Parité, në Osaka, 7 shtatori në Way out West, Abeno Hall, në Osaka, 9 shtatori në European Jazz Festival, në Seoul, ndërsa këtë turne ajo do ta përfundojë më 10 shtator, me performancën e saj në European Jazz Festival, në Seoul.

Elina Duni është njëra prej artisteve më të mira shqiptare e njohur në Evropë dhe jashtë saj.