Kultura

Eliza Dushku në Shqipëri, krenare me vendlindjen e të parëve të saj

Dushku ka thënë se është krenare me njerëzit në Shqipëri, me kulturën shqiptare dhe me Shqipërinë

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Eliza Dushku ka bërë të ditur se do të vijë në Shqipëri këtë javë në kuadër të një organizimi paragllajding, shkruan albinfo.ch.

Ajo është shprehur shumë e lumtur që do të vjen përsëri në Shqipëri, në vendin e prejardhjes së saj.

Dushku ka thënë se është krenare me njerëzit në Shqipëri, me kulturën shqiptare dhe me Shqipërinë.

Ajo gjithashtu ka falënderuar edhe ata që i kanë ndihmuar në projektin e radhës, që është shumë i rëndësishëm për të.