Sport
Elton John, fansi më i madh i futbollistit kosovar nga Zvicra
Premier ligës angleze nga sezoni i ri i është shtuar edhe një futbollist tjetër kosovar. Prizrenasi Almen Abdi do t’i përjetojë për herë të parë ndeshjet futbollistike në njërën nga ligat më të forta në botë. Me nëntë gola të shënuara dhe pesë asistime, 28-vjeçari është ndër lojtarët më meritor për ngritjen e ekipit Watford në premierë ligën angleze.
Gjatë pauzës futbollistike Almeni ka vendosur që pushimet verore t’i kalojë në vendin ku u rrit dhe preku për herë të parë topin me këmbë, në Schwamendingen të kantonit të Cyrihut.
Ai po relaksohet dhe “mbush bateritë” që të jetë i gatshëm për sezonin e ri, ku e presin ndeshje të vështira futbollistike. “Jam i gatshëm për sezonin e ri. Lojën e parë do ta luajmë kundër Evertonit, ndërkohë në dhjetor do të kemi përballje kundër Liverpulit, Totenhamit dhe Chelseas”, ka thënë ai për “blick.ch”.
Por, më së shumti ai i gëzohet kur do të luajë kundër Mançester Junaitit, e cila ka qenë edhe një ëndërr e tij të luajë në atë stadium. “Të luaj në Old Trafort? Mrekulli”, përcjell albinfo.ch.
Gjatë bisedës për gazetën zvicerane, futbollisti i FC Watford ka zbuluar edhe një detaj. Ai ka thënë se fansi më i madh i tij dhe ekipit është ylli i muzikës angleze, Elton John. Ai çdo ndeshje i viziton lojtarët në kabina dhe i motivon për të luajtur sa më mirë. “Pa marrë parasysh se ku gjendet nëpër botë, Eltoni përcjell secilën ndeshje tonën”, thotë Almeni, duke shtuar: “Edhe pse është një yll bote, Elton John është person që qëndron me këmbë në tokë”.
Almen Abdi para se të luajë me ekipin e Watfordit, ka qenë futbollist i FC Zurich, pastaj Le Mand në Francë dhe Udineses në Itali.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?