Kultura

Elvira Dones prezanton romanin e saj “Hana” në gjuhën gjermane

Bëhet fjalë për romanin i cili ka shërbyer si bazë për filmin “Vergine Giurata” (Burrneshat) që ka bërë bujë të madhe në arenën e filmit

Më 6 prill, Shoqata Zvicër-Shqipëri do të mbajë në Cyrih kuvendin e saj vjetor. Pas pjesës zyrtare, mysafire e mbrëmjes do të jetë shkirmtarja e njohur shqiptare Elvira Dones, me të cilën do të zhvillohet një bashkëbisedim në lidhje me krijimtarinë dhe jetën e saj. Elvira Dones jeton në Kantonin Tiçino të Zvicrës ndërsa pak kohë më parë i është botuar libri i parë i përkthyer në gjuhën gjermane, bën të ditur shoqata në fjalë në një njoftim të saj.

Bëhet fjalë për romanin “Hana”, i cili ka shërbyer si bazë për filmin “Vergine Giurata” (Burrneshat) që ka bërë bujë të madhe në arenën e filmit, shkruan albinfo.ch.

Në debatin që do të zhvillohet me autoren, në fokus do të jetë tema mbi “Virgjërshat e betuara ” (burrneshat) dhe traditat e malsive shqiptare. Pastaj do të flitet edhe për të shkruarit, e autores që krijon në dy gjuhë, (shqip dhe italisht) për jetën dhe lidhjet e saj me Shqipërinë dhe me Zvicrën.

Edhe pse jeton në Zvicër që nga viti 1988, Elvira Dones këtu është e panjohur për publikun e gjerë, thuhet më tutje në njoftimin  e organizatorit.

Elvira Dones vjen nga Durrësi. Nga njëri prej udhëtimeve të saj jashtë vendit ajo nuk qe kthyer më në Shqipërinë komuniste. Në vitin 1999 ajo ka botuar librin e saj të parë ndërsa në vitin 2003 ka realizuar edhe filmin e saj të parë. Ajo ka punuar në televizionin  e Ticinos.

Libri “Hana” gjegjësisht “Vergine Giurata” është realizuar si film në vitin 2016 ndërsa si roman është përkthyer në shumë gjuhë dhe është shpërblyer me “English Pen Award”.

Kuvendi i shoqatës Zvicër-Shqipëri fillon në orën 19 ndërsa bashkëbisedimi me shkrimtaren Elvira Dones në orën 20.30. në Restaurant Illyria Herdernstrasse 56 (afër stadiumit Letztigrund), 8004 Zürich.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/elvira-dones-prezanton-romanin-e-saj-hana-ne-gjuhen-gjermane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit04 Prill 2017
  • Ora19:00
  • LokacioniCyrih
  • Data e përfundimit13 Mars 2017 - 12:00