Ëmbëlsira

Ëmbëlsira me qumësht

Ëmbëlsira me qumështPërbërësit:

• 2 filxhana të kafes miell,
• 2 filxhana e gjysmë sheqer,
• 1 lugë margarinë,
• 1 litër qumësht,
• 1 vanilje.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i ziejmë në një enë dhe presim derisa të bëhet një masë e trashë, pastaj ia hedhim një lugë margarinë dhe një vanilje, i ziejmë përsëri edhe pak të gjitha së bashku.
Pastaj i mbushim filxhanat me masën e përgatitur dhe i fusim në frigorifer. Pasi të ftohen, i nxjerrim nga filxhanat dhe i hedhim arra, rrush të thatë, kokos, i zbukurojmë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/embelsira-me-qumesht/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.