Ëmbëlsira

Ëmbëlsirë me kivi

Ëmbëlsirë me kiviPërbërësit:

•       220 gr biskota,
•       80 gr gjalpë,
•       300 gr ajkë,
•       300 gr jogurt të pemëve (me shije kivi, dredhëz),
•       150 gr sheqer pluhur,
•       15 gr xhelatinë (1 qeskë e gjysmë),
•       100 ml ujë,
•       3-4 kivi.

Përgatitja:

Së pari grimcojmë biskotat, ia shtojmë gjalpin e shkrirë duke i përzierë. Me masën e fituar e mbulojmë fundin e tepsisë (tepsi për kek, e cila hapet anash duke e shtypur mirë).

Kremi:

Xhelatinën e vendosim në një enë të vogël me dy-tri lugë ujë, pjesën e mbetur të ujit e ngrohim, por jo të vlojë. Pasi uji të jetë gati, shtojmë xhelatinën, e cila ka qëndruar rreth 5 minuta duke i përzier.
Në anën tjetër përziejmë ajkën, jogurtin, sheqerin dhe në fund shtojmë xhelatinën e përgatitur.

Kivin e ndajmë në copa, e vendosim përmbi brumin nga biskotat dhe anash, pastaj shtojmë masën nga jogurti. Në këtë mënyrë shkon në ftohës, ku duhet të qëndrojë së paku 2-3 orë.

Ju bëftë mirë


 Të tjera nga Ëmbëlsira