Jeta në Zvicër

Emigrantë janë ata që më së shumti mbyten në ujërat e Zvicrës

23-vjeçar, mashkull, i huaj. Nigeriani i ri, i cili vdiq të dielën në Gjenevë, në lumin Rhone kishte shumë gjasa për të vdekur nga një aksident ujor, nëse u referohemi statistikave. Në shkallë nacionale, Zyra për parandalimin e aksidenteve (GAP) pati tërhequr edhe një herë vëmendjen, duke dhënë një deklaratë: “Viktimat janë kryesisht djelmosha me origjinë të huaj”.

Fakti se burrat përgjithësisht përfaqësojnë katër të pestat e vdekjeve në ujë, është fakt i njohur. Ky numër mund të lidhet me një tendencë të burrave që mbivlerësojnë veten. Origjina e viktimave është theksuar vetëm kohët e fundit. Në vitin 2016, 32 prej 57 personave të mbytur në ujë, pra 56% nuk ishin zviceranë.

Ky element nuk ka mbetur pa rënë në sy të Shoqatës zvicerane për shpëtim. Ajo ka vendosur të intensifikojë parandalimin e saj pranë këtyre persona me moshë të re dhe me origjinë të huaj, duke redaktuar shenja me tekste të përshtatshme që janë përkthyer në disa gjuhë joevropiane. Ky veprim, shkruan shoqata, për t’iu përgjigjur më mirë parandalimit të “numrit të frikshëm të aksidenteve ujore që shtetas të huaj janë viktima”.

 Vendi i panjohur
“Këto viktima të huaja shpesh dinë të notojnë, por kjo nuk është një sigurim gjithëpërfshirës, sepse këta të rinj nuk njohin domosdoshmërisht karakteristikat e lumenjve tanë, rrjedhën e tyre, temperaturat apo vendndodhjen e favorshme”, thekson Nicolas Kessler, zëdhënës i BPA-s. Në lumin Aare në Bernë shenjat që bëjnë thirrje për kujdes janë përkthyer në disa gjuhë”.

“Ne vërejmë qe dy-tre vjet që rastet e mbytjes në ujë prekin kryesisht turistët apo të huajt me status të përkohshëm, të cilët nuk janë të familjarizuar me rreziqet e lumenjve tanë dhe bëjnë veprime në mënyrë të pamatur”, konfirmon nga ana e tij Silvain Guillaume- Gentil, zëdhënës i policisë së Gjenevës.