Shqipëria

Emigrantët nga Siria shkojnë në Shqipëri

Fluksi i emigrantëve që vijnë nga vendet e lindjes vazhdon teksa vetëm këtë të martë policia kufitare e Shqipërisë ka ndaluar në afërsi të Bilishtit, disa km nga Kapshtica, 11 klandestinë sirianë.

Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia dhe kanë kërkuar azil politik. Për këtë arsye janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë, shkruajnë mediat shqiptare.

Policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë vijës kufitare me Greqinë, prej nga emigrantet hyjnë në brendësi të fshatrave të Devollit, përcjell albinfo.ch.

Këtë paradite dhe zv. ministrja e Brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda tha se nuk ka kërkesë zyrtare për krijimin e një kampi refugjatësh, por vetëm Qendra e Azilkërkuesve në Tiranë, ku paraqiten ata që kërkojnë azil në Shqipëri.