Bota
Emigranti hero fillon punën si zjarrfikës në Francë
Ai mori nënshtetësinë dhe tani ka filluar edhe punën
Një emigrant nga Mali u kthye në hero më 28 maj në Francë, pasi ngjiti pa asnjë lloj mbrojtjeje katër kate të një ndërtese të Parisit për të shpëtuar një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni.
Mamoudou Gassama u prit në atë kohë nga presidenti i Francës, Macron në Pallatin “Elize”, ku e falënderoi personalisht.
Prej gjestit të tij spontan, emigranti mori nënshtetësinë franceze, por edhe një punë, përcjell albinfo.ch.
Ditën e sotme 22-vjeçari ka pasur ditën e tij të parë të punës në repartin e zjarrfikësve të Parisit, shkruan “TCH”.
Reparti i zjarrfikësve njoftoi se 24 persona të rinj janë bërë pjesë e tyre dhe mes të cilëve është edhe emigranti nga Mali, i njohur tashmë si “Spiderman”.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe