Bota

Emigranti hero në Francë fillon punën si zjarrfikës

Emigranti malian, Mamoudou Gassama, i cili është cilësuar si një hero dhe ka fituar nofkën “Spider-Man i Parisit”, ka filluar një praktikë me brigadën e zjarrit në kryeqytetin francez.

Mamoudou Gassama, një emigrant 22-vjeçar që kishte jetuar në Francë në mënyrë të paligjshme, u bë i famshëm ndërkombëtarisht pasi një video, ku ai shihej duke u ngjitur në një ndërtesë për të shpëtuar një katërvjeçar të varur në ballkon u shpërnda me të madhe në internet, përcjell albinfo.ch.

Pamjet e pabesueshme tregojnë se Gassama duket se shfaq një forcë mbinjerëzore, ndërsa ngjitet ndërtesës në Paris për të shpëtuar djalin, i cili ishte i varur në një nga ballkonet e saj.

Presidenti francez e kishte nderuar atë, duke i ofruar nënshtetësinë, por edhe një punë si zjarrfikës.

Ndërkohë është thënë se djali kishte “përfunduar në ballkon” pasi babai i tij nuk ishte në shtëpi, derisa kishte dalë për të blerë.