Bota

Emigrantja që “sfidoi” politikat italiane

E detyruar të largohet nga vendlindja e saj, Etiopia, në vitin 2010, Agitu Idea Gudeta u vendos në Itali.

Në pak vjet, ajo ka themeluar një biznes të suksesshëm të përpunimit të djathit dhe produkteve kozmetike. Përvoja e saj është shembull i shkëlqyeshëm se si imigrantët mund të angazhohen në vendet e tyre të reja, duke pasur gjysmën e mundësive. Megjithatë, Gudeta frikësohet se armiqësia në rritje për të sapoardhurit në Itali do ta bëjë më të vështirë përpjekjen e të huajve që të kontribuojnë në të ardhmen. Gudeta, 40 vjeçe, jeton me një shtëpi në malet e rajonit Trentino në Valle deri Mocheni, bastion i partisë së ekstremit të djathtë të udhëhequr nga ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.

Disa sondazhe të opinionit thonë se Lega Nord është tani partia më e popullarizuar e Italisë. Përkrahja për ta është shtuar nga qëndrimi pa kompromis kundër ardhjes së më shumë se 650,000 imigrantëve gjatë pesë vjetëve të fundit. Gudeta u arratis nga qyteti i saj Addis Abeba, pas trazirave të njëpasnjëshme aty. Ironikisht, në Itali ajo ishte në gjendje të përdorte një pronë shtetërore në malet veriore për të ndërtuar ndërmarrjen e saj të re, duke përfituar nga lejet që u japin fermerëve qasje në pronë publike për të parandaluar që territori lokal të ‘pushtohet’ nga natyra e egër.

Klientët thonë se Gudeta është personi i përkryer për të ndihmuar imigrantët e tjerë të integrohen në shoqëri.