Lifestyle

Eminemi nderon 50 Centin në Zvicër

Reperi legjendar Eminem aktualisht po mban një turne evropian. Por, kjo nuk e ka ndaluar atë që t’i harrojë miqtë e tij.

Eminemi ia ka uruar reperit 50 Cent ditëlindjen gjatë një koncerti në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Gjatë performancës, Eminem kërkoi nga turma që njëzëri të bërtasin “urime ditëlindjen 50 Cent”.

Të shtunën, Eminem performoi në Milano, derisa më 12 korrik do të ketë koncert në Holandë.