Kultura

Era Istrefi, 300 milionë klikime me “Bon Bon”

Kjo këngë ishte publikuar më 7 mars të vitit të kaluar, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm, madje, befasuese edhe për këngëtaren nga Prishtina

Këngëtarja nga Prishtina, Era Istrefi ka arritur edhe një sukses në karrierën e saj. Ajo me hitin e saj “Bon Bon” ka arritur në shifrën e 300 milionë klikimeve në “Youtube”, shkruan albinfo.ch.

 

Kjo këngë ishte publikuar më 7 mars të vitit të kaluar, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm, madje, befasuese edhe për këngëtaren nga Prishtina.

 

Kënga e saj ka qenë hit edhe në shumë vende evropiane dhe është kënduar nga disa këngëtare evropiane.

 

Ajo ka marrë pjesë edhe në disa televizione ndërkombëtare, si dhe ka mbajtur disa koncerte në disa shteteve evropiane.