Lifestyle
Era Istrefi e ‘kallë’ në Vjenë
Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi po qëndron në Vjenë të Austrisë. Ajo është paraqitur mbrëmë para publikut austriak.
Istrefi, ishte e ftuar për të kënduar në 6 vjetorin e hapjes së lokalit “Sansibar” që është njëri nga lokalet më të njohura verore në Vjenë, raporton albinfo.ch.
Pas kësaj mbrëmje ajo ka falënderuar fansat që ishin të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë për të.
Për një kohë të shkurtër, Era Istrefi u bë e njohur për publikun ndërkombëtar, fillimisht më këngën “Bonbon” dhe stilin e saj të veçantë, për të vazhduar me këngën tjetër të suksesshme “Live it up”.
Kjo këngë që ishte në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam u përzgjodh himni i Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Era, së bashku më dy artistët ndërkombëtarë shkëlqyen me prezantimin e tyre në finalen e Kupës së Botës Francë-Kroaci.
A.Gj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan Artisit shqiptar, Petrit Halilaj, është tani një artist konceptual, skulpturat, vizatimet, instalimet dhe performancat joshëse dhe...
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
Jeta në Zvicër
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme Tifozët e futbollit të Cyrihut shkaktuan dëme me vlerë 100,000 CHF në Stade de Genève gjatë...
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor
-
Barnat e blera jashtë vendit mund të rimbursohen në Zvicër
-
Anulime të shumta të fluturimeve mes Zvicrës dhe këtij rajoni