Kultura

Era Istrefi fiton çmim në Suedi

Këngëtarja ka njoftuar në rrjetet sociale se ka marrë çmimin për shitje në industrinë muzikore në këtë vend dhe është nderuar me “Pllakën e Artë”

Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi vazhdon të korrë suksese në skenën evropiane dhe të fitojë çmime të rëndësishme, kurse së fundi ka fituar edhe një çmim shumë të rëndësishëm në Suedi, raporton albinfo.ch.

 

Vetë këngëtarja ka njoftuar në rrjetet sociale se ka marrë çmimin për shitje në industrinë muzikore në këtë vend dhe është nderuar me “Pllakën e Artë”.

 

“Shumë e nderuar që mora ‘Pllakën e Artë’ në Suedi”, ka shkruar ajo teksa ka postuar një fotografi me çmimin e ri.

 

Çmimet ndahen nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike, që vepron në 66 shtete të botës.

 

Krijuesja e hitit “Bon Bon” së fundmi ka premtuar këngë të re për fansat e saj.