Integrimi

Erdhi si futbollist profesionist, përfundoi në bankën e të akuzuarve për diler droge

Një futbollist profesionist shqiptar (36) me renome ndërkombëtare kishte ofertë si trajner në Regensburg, por duket që kjo nuk i kishte mjaftuar materialisht. Të martën, 36 vjeçari i cili është edhe prind, duheshte të paraqitej përpara Gjykatës, për shkak se akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas aktpadisë, ai ka kryer allishverish me tre kilogram kokainë me vlerë 45 mijë euro, dhjetë kilogram marihuanë dhe 500 gram heroinë me vlerë 33.5 mijë euro.

Si ndodhi arrestimi?

Policia survejonte prej në nëntor 2017 një lokal në juglindje të qytetit, ku kryesisht frekuentohej nga shqiptarët. Aty mendohej si shitej drogë, shkruan mittelbayerische.de.

Policia gjermane vetë filloi biznesin e drogës, me shifrat e lartëpërmendura, për të rënë në gjurmë të dilerëve. Përveç personave tjerë, të cilët ndodhen në paraburgim, gjatë trafikimit të drogës ka qenë prezent edhe futbollisti profesionist.

Gjykatësi Dr. Wolfhard Meindl solli një dënim për të pandehurin mes dy dhe 3.5 vjet burg me kusht që ai të rrëfehet. 36 vjeçari pranoi dhe krahas saj, bëri publik edhe emrat e bashkëpunëtorëve në krim.

“I pandehuri kërkontë të sjellte familjen drejt Gjermanisë, për t’u mundësuar një shkollim dhe të ardhme më të mirë,” përcjell albinfo.ch. Por ai erdhi në Gjermani për të punuar në një lokal ku u keqpërdor edhe për tregti të paligjshme me drogë. Ai e dinte se bëhej fjalë për drogë.

“Por nuk guxoja të veproja ndryshe, pasi rrezikoja lejeqëndrimin në Gjermani,” shprehet ai.

Procesi Gjyqësor vijon akoma.