Uncategorized
Erdogan: Forcat turke kanë rrethuar Afrinin, nesër e ka rradhën Manbij
Forcat turke kanë rrethekuar qytetin verior sirian Afrin dhe hyrja në qendrën e tij është çështje kohe, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
“Tani objektivi ynë është Afrini..momentalisht, ne kemi rrethuar Afrinin. Ne mund të futemi atje në çdo moment, dasht Zoti,” tha Erdogan të premten, gjatë inaugurimit të Akademisë Politike të AKP në Ankara, shkruajnë mediat turke. “Forcat turke ndodhen rreth 6 kilometra larg qendrës së Afrinit.”
Operacioni Dega e Ullirit ka filluar në 20 janar nga Turqia, për të pastruar veriun sirian nga forcat komuniste kurde, që përbëjnë rrezik për stabilitetin turk. Erdogan bëri me dije se objektivi i rradhës është qyteti tjetër sirian Manbij.
“Ne sot jemi në Afrin, nesër do jemi në Manbij. Ditën tjetër ne do pastrojmë lindjen e Eufratit nga terroristët deri në kufi me Irakun.”
Turqia nuk bën dallim mes PKK dhe YPG, përveç që kanë emra të ndryshëm, ndërsa perëndimi njeh PKK si terroriste ndërsa YPG si partner në luftën kundër ISIS. Kjo ka shkaktuar ftohjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe SHBA, ndërsa marrëdhëniet pritet të tensionohen edhe më tepër, pasi në Manbij ndodhet rreth 2000 forca speciale amerikane.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë