Bota

Erdogan kërkon nga turqit në Gjermani të mos e votojnë Angela Merkelin

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërkoi nga turqit që jetojnë në Gjermani të mos votojnë për tri partitë kryesore në zgjedhjet që do të mbahen muajin e ardhshëm.

“Mos bëni një gabim, duke u dhënë atyre mbështetje. Jo për CDU, jo për SDP, jo për Të Gjelbrit. Ata janë të gjithë armiq të Turqisë”, theksoi Erdogan në Stamboll.

Muajin e ardhshëm Gjermania do të mbajë zgjedhje, në të cilën kancelarja Angela Merkel do të kërkojë një mandat të katërt. Një e treta e tre milionë emigrantëve turq në Gjermani kanë të drejtën e votës.

Gjermania dhe Turqia kanë mosmarrëveshje kohët e fundit. Gjermania ka kritikuar kryesisht mbylljen e disa gjermanëve, duke përfshirë gazetarin Deniz Yucel. Ankara ende fajëson Gjermaninë që ka siguruar strehim për pjesëmarrësit në tentativë të grushtit të shtetit të muajit korrik të vitit të kaluar, derisa mediat turke akuzojnë kancelaren gjermane, Angela Merkel.