CH-Ballkani

Erdogan shpall fitoren, festohet në Prizren, Shkup e Gostivar

Por, befasisht fitorja e tij po festohet edhe në disa qytete shqiptare

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

“Populli turk më ka mandatuar si president sipas rezultateve jozyrtare”, tha Erdogan, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.

Me 96 për qind të votave të numëruara në garën presidenciale, Erdogan ka marrë 53 për qind, të votave raportojnë mediat turke, rezultat ky që shmang balotazhin.

Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 30.79 për qind të votave. I treti është Selahattin Demirtash – i cili aktualisht ndodhet në burg – me 8.03 për qind të votave.

Por, befasisht fitorja e tij po festohet edhe në disa qytete shqiptare.

Qindra qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e Prizrenit për të festuar fitoren pa balotazh të presidentit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan.

Ata po valjvojnë flamujt të Turqisë, të Kosovës dhe atë kombëtar shqiptar dhe janë mbledhur kryesisht para Konsullatës Turke në Prizren. Qytetarë të tjerë po i bien borive të makinave dhe po enden në rrugët e qytetit.

Mësohet se festë për Erdoganin ka pasur edhe në Shkup të Maqedonisë, por edhe në Gostivar.