Bota

Erërat e forta e zënë në befasi Gjermaninë

Shërbimi i zjarrfikësve në Berlin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe u ka bërë thirrje zjarrfikësve vullnetarë për të kontribuar

Stuhia “Herwart” ka goditur Gjermaninë lindore dhe perëndimore, duke sjellë erëra deri në 125 kilometra në orë. Mediat gjermane raportojnë se “Deutsche Bahn” ka pezulluar shumicën e trafikut hekurudhor nëpër rajonet e prekura.

Shërbimi i zjarrfikësve në Berlin, ndërkaq ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe u ka bërë thirrje zjarrfikësve vullnetarë për të kontribuar.

Që nga mëngjesi i së shtunës, në kryeqytetin gjerman ka pasur 100 operacione për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga stuhia. Ndërkohë, Austria fqinje është përgatitur gjithashtu për stuhinë, me autoritetet në Vjenë që kanë mbyllur parqet publike.