Gruaja
Ergina e dyta dhe Leunora e treta, në “Miss Zvicra Lindore 2016”
Leunora Hasanaj përveç çmimit “Miss trupi më i mirë”, arriti të shpërblehet edhe me vendin e tretë të misit
Dy kandidatet shqiptare, Ergina Ramadani dhe Leunora Hasanaj janë shpërblyer me çmime të rëndësishme në spektaklin e bukurisë “Miss Zvicra Lindore” i cili u mbajt të shtunën në Sant Gallen të Zvicrës.
Bukuroshja Ergina Ramadani u stolis me vendin e dytë, ndërsa Leunora Hasanaj përveç çmimit “Miss trupi më i mirë”, arriti të shpërblehet edhe me vendin e tretë të misit. Më një diferencë të ngushtë, me vetëm tri pikë më shumë ndaj Erginës, kurorën e më të bukurës për këtë vit e fitoi Lara Storchenegger, njofton “albinfo.ch”.
Missit të ri të Zvicrës Lindore si shpërblim nga sponzori kryesor Auto Zentrum West, i është dhënë një veturë Ford Fiesta të cilën do ta përdorë për një vit deri në zgjedhjen e misit të ri.
Në anën tjetër, dy binjaket Egzona dhe Egzontina Jaha nuk arritën të shpërblehen me asnjë çmim në garën tjetër të bukurisë “Miss Bern” që u mbajt po ashtu të shtunën në Bernë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe