Shqipëria
Erjon Veliaj në Lozanë
Të enjten, më 15 mars 2018, në ora 16:00, kryebashkiaku i Tiranës, z. Erjon Veliaj, do të takojë diasporën shqiptare si dhe afaristët shqiptarë
Bashkia e Lozanës bashkë me platformen Albinfo.ch ju ftojnë në prezencën speciale të kryebashkiakut të Tiranës, z. Erjon Veliaj, në takimin që organizohet me diasporën shqiptare në datën 15 mars 2018, në orën 16 :00, në sallën e Këshillit bashkiak të Lozanës (Conseil communal.)
Delegacioni nga Qyteti i Tiranës, i udhëhequr nga kryetari Erion Veliaj, do të vizitojë Lozanën nga 15 deri më 16 mars. Programi përfshin: trajtimin e ujit, projektet e turizmit, si dhe zhvillimin ekonomik.
Erion Veliaj, 39 vjeç, ish-ministër, është kryetar i bashkisë së Tiranës që nga 30 korriku i vitit 2015. Ai ka nisur reforma të gjera për të transformuar dhe modernizuar kryeqytetin e Shqipërisë.
Në vazhdim do të prezantohet projekti « balkans.ch » i cili do të promovojë turizmin shqiptar në Zvicër.
Një koktej rasti do të shërbehet në mbyllje të këtij takimi.
Të interesuarit eventualë mund të lajmërohen në këtë numër (078 641 50 58 ), ose në adresën elektronike në vijim, [email protected].
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Mars 2018
- Ora16:00
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit15 Mars 2018 - 18:00
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe