Futboll
Erjona ‘godet’ Blerimin: Nuk ia vlen të martohesh me futbollist
“Kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja...”, u shpreh Erjona
Erjona Sulejmani, ish-gruaja e futbollistit Blerim Xhemaili, është shprehur në “Top Show Magazine” se “absolutisht nuk ia vlen të martohesh me futbollist”.
“U jap një këshillë vajzave: bota e futbollistëve duket e bukur, por kur je brenda është ndryshe. Unë kam shkruar dhe një libër ku do i mësoni të gjitha. Libri do të dalë shumë shpejt”, deklaroi modelja nga Shkodra, përcjell albinfo.ch.
Erjona e përshkroi jetën e saj me mesfushorin e kombëtares zvicerane si brenda një “kafazi të artë”.
“Më parë kam qenë e mbyllur në një kafaz të artë, por leku nuk të jep gjithçka. Unë kam refuzuar shumë për karrierën time, tani jam më e lirë dhe mund të pranoj ato që kam refuzuar më parë. Kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja… Pasi mora veten nga lindja e fëmijës, doja t’i kthehesha karrierës. Doja të mos isha e varur dhe të mos rrija e mbyllur në shtëpi”, u shpreh Erjona.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën