Sport

Erjona, Ragip Xhaka e flamuri kombëtar në ndeshjen Portugali-Zvicër

Zvicra ka pësuar humbjen e parë në kualifikime dhe tash për të shkuar në Kampionatin Botëror duhet të kalojë përmes “play-off”-it. Shorti do të hedhet më 17 tetor, shkruan albinfo.ch.

Edhe në ndeshjen e fundit me Portugalinë në Lisbonë nuk ka munguar përkrahje ndaj futbollistëve shqiptarë të cilët paraqiten për Zvicrën.

Bashkëshortja e Blerim Xhemailit, Erjona është gjithmonë në tribuna dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes me bukurinë e saj. E veshur në një mënyrë provokuese, ajo ra në syrin e të gjithë të pranishmëve, raporton ‘Panorama Sport’.

Por, në stadium nuk mungoi as e gjithë familja Xhaka, teksa përkrahnin Granitin në fushën e lojës. Edhe flamuri shqiptar nuk mungoi, i cili valëvitej nga tifozë të tjerë shqiptarë, të pranishëm në stadium.

Zvicra nga dhjetë ndeshje shënoi nëntë fitore dhe vetëm një humbje. Të vetmen humbje e pësoi nga Portugalia 2:0.