Kultura

Ermal Meta, i treti në Sanremo

Ai u radhit i treti, por ai ishte protagonisti i këtij viti. Pas fitores në mbrëmjen e “cover”-ave, me një riinterpretim drithërues të një kënge të Domenico Modugnos, ai u vlerësua me çmimin e kritikës në mbrëmjen finale

Festivali i Këngës të Sanremos ka sjellë në skenë talentin e kantautorit Ermal Meta, i lindur në Fier dhe me banim në Bari që në moshën 13-vjeçare.

 

Ai u radhit i treti, por ai ishte protagonisti i këtij viti. Pas fitores në mbrëmjen e “cover”-ave, me një riinterpretim drithërues të një kënge të Domenico Modugnos, ai u vlerësua me çmimin e kritikës në mbrëmjen finale, raporton albinfo.ch.

 

Ndër 135 kritikët e gazetarët e specializuar, 37 votuan për Ermal Metën dhe këngën e tij “Vietato Morire” (E ndaluar të vdesësh), një himn kundër dhunës në familje e një shtytje për mosbindje në këto raste.

 

Pas këtij suksesi, karriera e Ermal Metës, i cili ka filluar si kitarist në grupin “Ameba”, e më pas udhëheqës i “La Fame di Camilla”, do të ecë më siguri me shpejtësi më të madhe.