Kultura

Ermal Meta rrezikon diskualifikimin nga Sanremo

“Non mi avete fatto niente”, kënga e yllit shqiptar Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moron, ka zgjuar spekulime të shumta në Itali.

Kjo këngë e prezantuar në fund të natës së parë të edicionit të 68-të të Sanremos po dyshohet se është shumë e ngjashme me këngën e prezantuar në vitin 2016. Sipas “Top-Channel”, këngëtari tani rrezikon diskualifikimin.

“Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e Sanremos të Metës dhe Moros është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo.

Mbetet të shihet nëse edhe zyrtarët e Sanremos do të shohin ngjashmëri dhe si do të jenë vendimet e tyre.