Integrimi

Ermina Lekaj Përlaskaj, zëri i shqiptarëve në Kroaci

Ermina Lekaj Përlaskaj është deputetja e parë shqiptare në përbërjen e re të Parlamentit të Zagrebit. Ajo ka dy vendlindje, Sellcën dhe Prizrenin në Kosovë

Zëri i shqiptarëve do të dëgjohet më shumë në Kroaci, pasi Parlamenti ka edhe deputet shqiptare, Ermina Lekaj Përlaskaj.

 

Ajo ka thënë se është koha që shqiptarët të bashkohen. “Të bashkohemi, të jemi më unikë. Të kemi një institut albanologjie këtu në Zagreb, të kemi dhe Fakultetin e Gjuhës Shqipe dhe me ardhjen time në Parlament të sigurojmë më shumë mbështetje financiare për shqiptarët”, shprehet Lekaj Përlaskaj për “TCH”.

 

Ermina Lekaj Përlaskaj është deputetja e parë shqiptare në përbërjen e re të Parlamentit të Zagrebit. Ajo ka dy vendlindje, Sellcën dhe Prizrenin në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

 

“Me integrimin e shqiptarëve në shoqëri të mund të japim një kontribut më të madh dhe të zëmë vendin që meritojmë”, thotë Lekaj Përlaskaj për qëllimet e saj.

 

Shqiptarët e rinj nuk bëjnë më punë shërbyese, por shumë prej tyre shkojnë në shkollë. Ata janë tashmë në të gjitha profesionet dhe thonë se janë autoktonë. Ngelen shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.