Kuriozitete

Errësira po zhduket në shumë vende

Një studim i fotove të Tokës gjatë natës ka treguar se drita artificiale po rritet shumë më shumë dhe po zgjerohet çdo vit.

Mes viteve 2012 dhe 2016, drita artificiale zuri dy për qind më shumë në vit në planet.

Shkencëtarët thonë se “zhdukja e natës” në shumë vende ka pasoja negative për florën, faunën dhe mirëqenien e njerëzve.

Një studim i ri i publikuar në “Science Advances” tregon disa pamje nga një satelit i NASA-s, ku shihet errësira në secilin shtet gjatë natës. Vendet më të ndritshme mbeten SHBA dhe Spanja, transmeton Albinfo.ch.

Vetëm disa vende përjetuan rënie të ndriçimit artificial natën si Jemeni dhe Siria, shkruan BBC.

Christopher Kyba nga Qendra gjermane për hulumtime në gjeoshkencë ka thënë se prezantimi i dritës artificiale “ishte një nga ndryshimet më të mëdha që i ka bërë njeriu ambientit”.

https://svs.gsfc.nasa.gov/12573