Kultura

Erza Muçolli këndon në OKB

Ajo ka kënduar me korin e fëmijëve këngën e John Lennonit, ‘Imagine’

Një këngëtare e re shqiptare, po bën karrierë në Francë. Është kjo Erza Muçolli, e cila me hapa të sigurt po e vazhdon karrierën dhe po ka paraqitje mjaft të mira në skenën evropiane e botërore.

Në 70-vjetorin e themelimit të UNICEF-it, që është mbajtur në zyret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka kënduar edhe Erza, shkruan ‘kultplus’.

Ajo ka kënduar me korin e fëmijëve këngën e John Lennonit, ‘Imagine’.

Në këtë event të pranishëm ishin shumë yje botërore të tillë, si aktorët Orlando Bloom, Jackie Chan dhe David Beckham, por nuk kanë munguar edhe personalitete shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Një gjë e tillë e ka bërë krenare edhe konsullen e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatçiun e cila në llogarinë e saj në “Facebook” e ka publikuar videon teksa performon Erza, ku është shprehur shumë krenare.

https://web.facebook.com/teuta.sahatqija/videos/1351672448178900/