Sport

Erza Muminoviq kampione e Evropës për kadete

Edhe një tjetër sukses i xhudisteve shqiptarë në lojrat e xhudos e karatesë.

Xhudistja e re Erza Muminoviq  është shpallur kampione e Eurpoës, shkruan Albinfo.ch.

Lajmin për fitoren e ka bërë të ditur trajneri, Driton Kuka.

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Kuka ka shkruar se Muminoviq është shpallur kampione në kategorin 44 kilogram.

Muminoviq në finale ka mposhtur kroaten Ana Viktorija Puljiz, për të rrëmbyer kështu medaljen e artë në këtë Evropian.