Sport

Erzen Rrustemi mbron titullin e botës

Boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, ka mbrojtur me sukses titullin e botës në pesha të rënda WBF.

Ai në Karsluhe të Gjermanisë, ka mundur boksierin argjentinas, Juan Pedro Gugli Elmetti, shkruan albinfo.ch.

Boksieri i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka qenë mjaft i mirë në fillim të meçit, duke e hedhur dy herë kundërshtarin në tapetë. Ndodhi kjo në raundin e dytë, ku gjyqtari e ndërpreu meçin dhe e shpall fitues, boksierin shqiptar.

Edhe në këtë meç një numër i madh i bashkatdhetarëve kishin shkuar për të përkrahur boksierin shqiptar, i cili i ka falënderuar për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë.

Përveç mbrojtjes së titullit, Erzen Rrustemi fitoi edhe titullin GBU (Global Boxing Union).