Lajme

Është keqtrajtuar edhe ish avokati i popullit, Sami Kurteshi

Në përleshjet që ndodhën  mes policisë dhe aktivistëve të Vetëvendosje të selia e kësaj të fundit, pas përfundimit të protestës ka pësuar edhe anëtari më i ri i kësaj lëvizjeje, Sami Kurteshi, veprimtar i njohur dhe ish avokat i popullit, shkruan klantv në portalin e vet. Në fotot dhe xhirimet e Klan Kosovës shihet Sami Kurteshi me fytyrë të përgjakur dhe duke u tërhequr nga policët.

Kryetari  Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar ashpër kundër keqtrajtimit dhe arrestimit të Sami Kurteshit, dke e quajtur atë veprimar të devotshëm dhe “Krenaria e Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës”. Ai ka kërkuar lirimn e menjëhershëm të Kurteshit, shkruan gazetaexpress.com

Klan Kosova ka kapur edhe momentin kur Kurteshi kapet nga policia. Atë mund ta ndiqni në këtë video: