Lajme

“ESMA” me shtatë koncerte në Gjakovë, Prishtinë e Tetovë

Koncerti i parë do të mbahet sonte, pra më 14 korrik, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë nga ora 20:00, duke vazhduar më pas 16, 18, 19, 20, 21, 23 korrik

Akademia Verore të Muzikës Evropiane “ESMA” për adhuruesit e muzikës profesionale gjatë turit në Kosovë do të mbajë shtatë koncerte, ka njoftuar Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në rrjetet sociale. përcjell albinfo.ch.

Ajo ka publikuar datat e koncerteve që do të mbahen gjatë “ESMA-European Summer Music Academy”.

“Mos i humbni këto koncerte me shumë vlerë, ju muzicientë, dhe dashamirës të muzikës profesionale! Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftim.

Koncerti i parë do të mbahet sonte, pra më 14 korrik, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë nga ora 20:00, duke vazhduar më pas 16, 18, 19, 20, 21, 23 korrik.

Koncerti i 21 korrikut do të mbahet në Prishtinë, kurse më 23 korrik në Tetovë.