Uncategorized

Ethet e gjysmëfinaleve në Botëror

Sonte do të përballen Belgjika me Francën, kurse nesër Kroacia me Anglinë

Sot dhe nesër do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.

Në takimin e sotëm do të përballen Franca dhe Belgjika, që kërkojnë finalen e madhe, që zhvillohet të dielën.

Franca më herët kishte eliminuar Argjentinën dhe Uruguain, duke u konsideruar si një nga favoritët e Botërorit që nga fillimi. Francezët kanë shumë yje dhe talente në radhët e tyre. Ata duan të paktën arritën në finale, sepse me këtë gjeneratë shpresojnë të stolisen me medaljen e artë.

Në anën tjetër, edhe Belgjika ka një gjeneratë të artë me shumë yje në skuadër. Triumfi ndaj Brazilit dëshmoi se ky ekip nuk ka limite dhe çdo objektiv mund të arrihet. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00.

Të mërkurën zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale në mes Anglisë dhe Kroacisë. Anglezët ndodhen pas 28 vjetësh në gjysmëfinale, kurse kroatët pas dy dekadash.