Kultura

Eugent Bushpepa thotë se nuk priste të shkonte në finale

Këngëtari që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, Eugent Bushpepa, duke rrëfyer tregoi eksperiencën e tij për këtë ngjarje, i cili ka thënë se nuk shkoi me synim për të fituar, por vetëm që të performonte denjësisht në gjysmëfinale.

“Nuk mendoja se do të hyja në finale, sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja, sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne”, tha Bushpepa në emisionin “Top Show Magazine”.

Bushpepa deklaroi se kjo ishte një “dritare shumë e madhe për të paraqitur artin jashtë kufijve” dhe “rritje profesionale”, përcjell albinfo.ch.

Ai ka thënë se ka marrë lëvdata që këndoi shqip.