Bota

Euro forcohet pas suksesit Macronit në Francë

Le Pen kishte thënë se nëse fiton në zgjedhje, Franca do të ketë monedhën e vet dhe jo monedhën e përbashkët evropiane. Sipas saj, euro ka ndikuar negativisht në Francë dhe ja çuar në papunësi të madhe.

Pas fitores së Macron në Francë, euro u rrit në nivelin më të lartë për këtë vit. Monedha e përbashkët tregohet tash po aq e fortë sikur para zgjedhjes së Donald Trump për president të SHBA-ve.

Euro u rrit pas fitores së qartë nga Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale në Francë, për herë të parë në gjashtë muaj kundrejt  1.10 me dollarin.

Në tregjet aziatike, çmimi u ngjit të dielën në mbrëmje në 1.1011 dollarë amerikanë, pasi euro kishte shkuar të premten në 1.09995. Kjo është shifra më e lartë që prej fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor 2016.