CH-Ballkani

Euro, kurrë më i dobët në Shqipëri

Tashmë euro këmbehet me vetëm 132.2 lekë. Kjo është rënia më e madhe në Shqipëri në dhjetë vitet e fundit

 

Monedha Euro po vazhdon të zhvlerësohet në Shqipëri, madje duke arritur rekordet më të ulëta historike në dhjetë vitet e fundit.

Tashmë euro këmbehet me vetëm 132.2 lekë, kurse vetëm në javën e fundit ka rënë për 15 %. Por, kjo Euro nuk ka pasur rënie në tregjet ndërkombëtare siç po ndodh në Shqipëri, raporton albinfo.ch.

Kjo nuk pritet të ndryshojë edhe gjatë sezonit turistik, pasi këmbehet shumë nga turistët dhe rritje të Euros karshi monedhës shqiptare mund të ndryshojë vetëm në muajin shtator.

Por, kjo ka edhe anën pozitive, pasi çmimet do të jetë më të lira për ushqime, por edhe ulje të kësteve të kredisë në Euro.