Bota
Euroskeptikët: Karton të kuq për Merkelin
Protesta kundër politikës së emigracionit të qeverisë së kancelares Angela Merkel ishte organizuar nga euroskeptikët e partisë Alternativa për Gjermani (AfD) nën moton "Azili duhet të kufizohet "
Rreth pesë mijë njerëz protestuan të shtunën në Berlin kundër politikës së qeverisë për dyer të hapura për qindra mijë refugjatë dhe emigrantë, njoftoi policia në kryeqytetin gjerman.
Policia në Berlin ishte të shtunën në një gjendje të rritjes së gatishmërisë me 1100 pjeëetarë të cilët mbanin paqe dhe kanë penguar “takimet e ngushta” midis demonstruesve që protestonin kundër pritjes bujare të emigrantëve në Gjermani dhe protestuesve kundër tyre, që mblodhen 800 njerëz tjerë.
Protesta kundër politikës së emigracionit të qeverisë së kancelares Angela Merkel ishte organizuar nga euroskeptikët e partisë Alternativa për Gjermani (AfD) nën moton “Azili duhet të kufizohet “.
“Një karton i kuq për Merkel“, “Shpëtoni Gjermaninë”, „Stop Merkeli”, ishin mbishkrimet në pankartat e protestuesve
Një nga protestuesit në skenë foli kundër multikulturalizmit, të cilin pak vite më parë Merkel e kishte quajtur një projekt të dështuar, duke theksuar se Gjermania është tashmë mjaft “laramane”.
Sipas parashikimeve zyrtare, në Gjermani në vitin 2015 numri i azilkërkuesve do të arrijë mbi 800.000 njerëz. Por mediat thonë se kjo shifër është për refugjatët e regjistruar, ndërsa shifra e vërtetë është shumë më e lartë.
Sipas vlerësimeve të fundit nga institucioni për mbrojtje e kufijve të Bashkimit Europian – Frontex në nëntë muajt e parë të këtij viti në territorin e Bashkimit Evropian kanë hyrë më shumë se 710,000 refugjatë. Komisioni Evropian vlerëson se kriza aktuale e emigracionit definitivisht është më e madhja në botë që prej Luftës së Dytë Botërore.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar Zvicrës i duhen “reforma të forta të sektorit financiar” pas shpëtimit të Credit Suisse nga UBS...
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve