Bota

Evropa ka nevojë për emigrantë

Sipas mediave britanike, zhvendosja e popullsisë më e ndjeshme ka qenë në lindjen e Evropës: në Portugali, Kroaci, Maqedoni, Shqipëri, Mal të zi e Moldavi, ku ka emigruar më shumë se një e pesta e popullsisë

Shtetet e zhvilluara ekonomike po përballen me dy problem mjaft serioze siç është plakja dhe feriliteti, e si pasojë e kësaj duhet të mbështet tek emigrantët.

Shtete si Gjermania që tani bazohen tek të ardhurit për ta mbajtur të stabilizuar popullatën e vet, shkruan “TCH”.

Sipas mediave britanike, zhvendosja e popullsisë më e ndjeshme ka qenë në lindjen e Evropës: në Portugali, Kroaci, Maqedoni, Shqipëri, Mal të zi e Moldavi, ku ka emigruar më shumë se një e pesta e popullsisë, përcjell albinfo.ch.

Nivelin më të lartë të zhvendosjes së popullsisë në Evropë e ka Bosnja Hercegovina me 43.3 për qind ose 1.6 milionë vetë.  Shqipëria llogaritet në 38%. Gjermanët, edhe pse tingëllon e çuditshme, hyjnë gjithashtu në radhën e atyre që kanë lëvizur me goxha nga vendi i vet. Duke i shtuar kësaj edhe vështirësitë e popullit me riprodhimin e natyrshëm, është e logjikshme që nevoja për punonjës nga jashtë të vijë duke u rritur.