Bota

Evropa po bëhet me restorantin e parë nënujor

Një kompani e arkitekturës në Norvegji, Snohetta, është duke krijuar restorantin e parë nënujor në Evropë të quajtur “Under”.

Sipas uebfaqes së Snohettas, restoranti do të ketë tri nivele, zonën e veshjeve, barin për shampanjë dhe një dhomë dreke. Restoranti do të kryejë funksionin edhe si një qendër hulumtimi për jetën detare.

Restoranti është pesë metra i thellë nën nivelin e detit dhe do të shërbejë ushqime deti.

“Një nga benefitet e këtij ndërtimi do të jetë lidhja e natyrës dhe tokës dhe si ju mund të vini të sigurt nga toka në një rrugë dramatike në një tub në natyrën e detit dhe të përjetoni atë që nuk është normale të përjetohet”, ka thënë Rune Grasdal nga kompania e arkitekturës, shkruan Albinfo.ch.

Restoranti nuk do të hapet para vitit 2019.