Bota

Evropa, rregulla të reja për përdorimin e ujit të pijshëm

Komisioni Evropian tha se rregullat e reja do të zbatohen për të gjitha shtetet anëtare të BE-së në mënyrë që të përmirësohet qasja në ujë të pijshëm dhe për të informuar më mirë qytetarët për cilësinë e ujit të kripur ose të ujit në shishe

Bashkimi Evropian planifikon të ndryshojë udhëzimet për cilësinë e ujit në mënyrë që të parandalojë rreziqet e reja shëndetësore dhe të kufizojë mbeturinat plastike, shkruan albinfo.ch.

Plani i BE-së është të pengojë njerëzit që të pinë ujë të ambalazhuar.

Komisioni Evropian tha se rregullat e reja do të zbatohen për të gjitha shtetet anëtare të BE-së në mënyrë që të përmirësohet qasja në ujë të pijshëm dhe për të informuar më mirë qytetarët për cilësinë e ujit të kripur ose të ujit në shishe. KE thotë se kjo do të rrisë besimin për furnizim me ujë në burimet lokale dhe do të vetëdijesohen njerëzit që mos të përdorin ujin nga shishet plastike që në shumicën e vendeve evropiane janë dedikuar për një përdorim.

Çmimi i ujit të rubinetës është rreth 0.2 euro për litër, i cili është shumë më i lirë se uji në shishe. Nëse njerëzit e dinë se çfarë është më e lirë për ta dhe kështu nuk rrezikojnë shëndetin e tyre, ata mund të bëjnë një zgjidhje tjetër,  tha nënpresidenti i KE Frans Timmermans