Bota

Evropianët kërkojnë punë në vende të tjera të BE-së

Qytetarët e Luksemburgut që kërkojnë punë jashtë vendit janë më fleksibël në planet e tyre, ndërsa 71.1% e të anketuarve ishin të orientuar në 15 vende të Bashkimit Evropian. Këto janë të dhënat e mbledhura nga “Indeed“.

Belgët janë të dytët në këtë krahasim dhe 65.5% prej të anketuarve janë të orientuara drejt BE-së, komenton “Statista”, përcjell albinfo.ch.

Britanikët, në anën tjetër, kërkojnë punë të re në BE. Vetëm 15.3% e punëkërkuesve kanë treguar dëshirën për të kaluar në rajon për shkak të vendeve të zbrazëta. Në të njëjtën kohë, megjithatë, vendi më i kërkuar është Britania e Madhe për një punë të re.

Gjermanët janë në pozitën e parafundit në renditje, dhe vetëm 35.9% e kërkimeve janë bërë brenda 15 vendeve të BE-së.

Por, kur qytetarët e Luksemburgut do të vendosin për të lëvizur, ata e bëjnë atë në destinacione relativisht shumë të afërta. Vendi më popullor për ta është Franca, dhe 18% e të gjitha kërkimeve janë drejtuar në këtë vend.

Studimi përfshin Luksemburgun, Belgjikën, Austrinë, Greqinë, Irlandën, Spanjën, Portugalinë, Holandën, Italinë, Danimarkën, Finlandën, Suedinë, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë.

http://offers.indeed.com/rs/699-SXJ-715/images/Indeed%20Hiring%20Lab%20-%20EU%20Migration.pdf

Indeed Hiring Lab - EU Migration

Shkarko Dokumentin