Uncategorized

Exit Poll: Prizrenin e fiton Totaj, në Mitrovicë fiton Agim Bahtiri

Rezultatet ende nuk janë zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Përveç Prishtinës, Exit Poll ka dhënë edhe rezultatet në komunat tjera, ku gara ka qenë shumë interesante, përcjell albinfo.ch.

Rezultatet ende nuk janë zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Në Ferizaj ka fituar Agim Aliu i PDK-së ndaj Muharrem Sfarqës së LDK-së

Në Vushtrri bindshëm LDK-ja

Në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti ndaj Arban Abrashit. Ahmeti ka fituar 52.2 % ndaj 47.8 %, sa ka fituar Abrashi.

Gjithnjë sipas këtyre rezultateve, në Mitrovicë ka fituar Agim Bahtiri ndaj Valdete Idrizit, derisa në Prizren ka fituar Shaqir Totaj nga PDK-ja.

Në Gjakovë ka fituar Ardian Gjini ndaj Mimoza Kusari Lilës.

Në Gjilan ka fituar Lutfi Haziri ndaj Sami Kurteshit.

Në Suharekë ka fituar Bali Muharremaj ndaj Sali Asllanajt

Në Istog ka fituar Haki Rugova ndaj Gani Dreshajt

Në Klinë ka fituar Sokol Bashota ndaj Zenun Elezaj