Sport

Ezgjan Alioski i siguron fitoren Leeds Unitedit

Edhe përkundër kësaj fitoreje, ekipi i Leeds i ka humbur të gjitha gjasat për të realizuar ndonjë sukses me të cilin do të renditej në pjesën e sipërme të tabelës

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, ish lojtar i ekipit të Luganos në Zvicër dhe njëherit anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski ka shënuar gol në ndeshjen kampionale të Ligës së dytë angleze, kundër ekipit Barnsley, transmeton Albinfo.ch.

Pas disa ndeshjeve të dobëta të Leeds United, ka qenë mu Ezgjani i cili ia ka siguruar fitoren ekipit të vet, duke shënuar në minutën 50` për rezultatin përfundimtar 2:1, pas një tollovie në gjashtëmbëshjetëshin e kundërshtarit.

Edhe përkundër kësaj fitoreje, ekipi i Leeds i ka humbur të gjitha gjasat për të realizuar ndonjë sukses me të cilin do të renditej në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit.

Ezgjan Alioski’s Goal | Leeds United 2-1 Barnsley | Leeds United 2017/18