Autotech

Facebook: 10 miliardë dollarë fitim për 3 muaj

Algoritmi i ri që ka vënë në sistem për reklamimin në Facebook ka dhënë rezultate të tilla që as vetë kompania nuk ka mundur t’i imagjinojë. Facebook publikoi të dhënat për 3-mujorin e tretë të këtij viti, ndërsa vetëm nga marketingu Facebook ka siguruar rreth 10 miliardë dollarë përfitim në korrik, gusht dhe shtator.

Mark Zuckerberg u ka deklaruar investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh te fitimet, duke i reduktuar ato.

“Jemi të vendosur për të parandaluar abuzimet në platformën tonë. Mbrojtja e komunitetit për ne është më e rëndësishme se sa përfitimet”, deklaroi Zuckerberg.