Autotech

Facebook: 87 milionë njerëz u prekën nga “Cambridge Analytica”

Kompania Facebook ka njoftuar se beson që të dhënat e 87 milionë njerëzve në mënyrë joligjore janë shpërndarë nga kompania politike “Cambridge Analitica”. Shifra paraprake ishte 50 milionë.

Krahas kësaj, rrjeti social ka konfirmuar që disa prej të dhënave të marra u takojnë përdoruesve jashtë SHBA-së. Kjo informatë u publikua disa orë pasi që u njoftua se themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, më 11 prill do të dëshmojë para Komitetit për tregti të Kongresit amerikan shkaku i shkeljes së rregullave për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve, përcjell albinfo.ch.

E kompania britanike, “Cambridge Analitica”, ishte në qendër të vëmendjes, pasi gazetat “Observer” dhe “The New York Times” njoftuan se përdori të dhënat personale të përdoruesve dhe se bashkëpunoi me ekipin e fushatës së presidentit Trump për të ndikuar në votuesit amerikanë.